Qyteti liqenor i Pogradecit është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar nga dëbora.

Ulja e temperaturave ka bërë që gjatë natës të bien reshje dëbore, duke zbardhur qytetin juglindor, dhe duke krijuar pamje mahnitëse në rrugët e qytetit dhe buzë liqenit.

Por, përveç bukurive që të fal bardhësia e dëborës, ka edhe problematika. Kështu rrugët brenda qytetit kanë ngrirë, duke bërë që drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë.

Prej dy ditësh në gjithë Shqipërinë ka pasur ulje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në zonat e thella të ketë edhe reshje bore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re