Një stuhi masive u filmua në afërsi të Landsfordit (në Dakotën veriore-SHBA), pak pasi meteorologët paralajmëruan për ardhjen e një moti të ashpër me vetëtima, reshje breshëri e mundësinë e krijimit të tornadove.

Një grua e quajtur Shelli Hejnriks, u nis me makinën e saj për të filmuar stuhinë dhe pamjet që ajo xhiroi janë me të vërtetë mbresëlënëse. Në video (shiko më poshtë) duket se stuhia është formuar plotësisht dhe zë më shumë se gjysmën e pamjes së filmimit të shkurtër.

Video është parë nga qindra mijëra njerëz dhe nuk ishin të paktë ata që shkruanin se stuhia i ngjan një anije kozmike aliene.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re