Në 20 vitet e fundit, nuk ishte parë asnjëherë një katastrofë e tillë. Mbi 1 mijë të vdekur, mbi 1500 të lënduar. Ky është bilanci i tërmetit që goditi Afganistanin një ditë më parë. Shumë familje të varfra atje humbën të afërmit, shtëpitë, gjithçka kishin.

Mediat e huaja kanë sjellë në foto pasoja e tërmetit shkatërrimtar, ndërsa fytyrat e njerëzve atje, tregojnë përjetimin e një tmerri.

Edhe më i dhimbshëm është fakti se në mesin e viktimave, shumë janë fëmijë të vegjël. BBC raportoi se ka biseduar me mjekë në Afganistan, të cilët kanë konfirmuar se në mesin e viktimave, ka shumë të mitur.

Dy vellezer duke qendruar ne rrenojat e shtepise se tyre/ Photo credit: AP

Një grua, e cila ndodhej në spital, shpjegoi se kishte humbur 19 familjarë.

“Shtatë ishin në një dhomë, 5 në një tjetër, 4 në një tjetër dhomë, më pas 3 në një dhomë… të gjithë nga familja ime vdiqën”-raportoi BBC.

SHBA e BE janë shprehur të gatshëm për të dhënë ndihmë, ndërsa dhjetëra organizata bamirëse janë nisur në Afganistan për të sjellë ushqime e gjetkë për të prekurit nga tërmeti.

Foto: Ahmad Sahel Arman/AFP/Getty Images

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re