Një ngjarje e pzazakontë ka ndodhur në Ekuador, ku persona të armatosur kanë hyrë brenda një televizioni ndërsa po transmetohej edicioni i lajmeve duke kërcënuar live moderatorin.

Persona të maskuar dhe armatosur rëndë kanë kërcënuar se kishin me vete edhe bomba, ndërsa kanë hyrë në ambientet e televizionit TC në qytetin e Guayaquil.

#BREAKING 🇪🇨 The president of Ecuador declares a state of emergency in the country after armed men storm a television station#Ecuador #EcuadorDeMalEnPeor #EcuadorExigeSeguridad pic.twitter.com/K9xZRaqCdi

— Tata (@Lastking1236) January 9, 2024

Ndërkohë që brenda ambienteve të televizionit jaën dëgjuar edhe të shtëna me armë, ndërsa nuk dihet nëse ka patur persona të lënduar.

Prej disa kohësh bandat në Ekuador kanë sulmuar vazhdimisht institucionet, ndërsa kanë rrëmbyer edhe oficerë policie, pasi qeveria vendosi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas arratisjes të një lideri të fuqishëm bande nga burgu.

BREAKING: Chaos and panic as gunmen enter and try to kidnap people from University of Guayaquil in Ecuador

pic.twitter.com/rRwv5prPCf

— Insider Paper (@TheInsiderPaper) January 9, 2024

Të hënë në mbrëmje janë rrëmyer katër oficerë policie dhe janë aktualisht të zhdukur, një në kryeqytet, Quito dhe tre në qytetin Quevedo.

Agjentët arrestuan dy persona për posedim eksplozivi dhe si të dyshuar në të paktën një nga sulmet në shtetin e Amerikës së Jugut.

Qeveria nuk ka thënë se sa sulme janë regjistruar gjithsej, por mediat lokale raportuan disa, duke përfshirë disa në qytetet veriore, ku u dogjën automjete, dhe të tjera në Quito, duke përfshirë një shpërthim pranë shtëpisë së presidentit të Drejtësisë Kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re