Duken si skena të ndonjë filmi, por këto pamje amatore janë regjistruar nga banorët e qytetit të Licata-s në Itali.

Një sërë vorbullash ajri (waterspout) të ngjashme me tornadot janë formuar në brigjet e detit në Licata.

Të tilla vorbulla të fuqishme ajri, formohen mbi ujë dhe mund të udhëtojnë dhe në tokë, duke marrë emrin tornado.

Kujtojmë se javët e fundit pjesa jugore e Italisë është përballur me reshje e përmbytje të mëdha, veçanërisht në Siçili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re