Tërmeti i fuqishëm i rënë mesditën e kësaj të premteje në detin Egje, ka shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtimin e shumë banesave të tjerave në Turqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.

Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Brendshëm Süleyman Soylu shkruan se deri më tani sipas informacioneve janë shembur gjashtë ndërtesa në Bornova dhe Bayraklı.

Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

İzmir’de yaşanan 6.8 şiddetindeki deprem sırasında bir binanın yıkılma anı kameralara böyle yansıdı! pic.twitter.com/oPAB2MNLcz

— NeOldu.com (@neolduhaber) October 30, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re