Brigjet e Fukushimës në veri-lindje të Japonisë, u goditën mbrëmë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 Rihter, duke lënë pa drita 2 milionë shtëpi.

Agjencia meteorologjike e Japonisë lajmëroi për rrezikun e një tsunami, por këtë të enjte uli rriskun e një serie të mundshme përmbytjesh, pasi valët e ardhura në det nuk i kalonin 30 centrimetrat.

Kryeministri i vendit deklaroi se 4 persona humbën jetën ndërsa 107 të tjerë u lënduan.

Më poshtë po përcjellim disa pamje, të publikuara nga BBC e The Guardian.

Kujtojmë se 11 vite më parë, Japonia u godit nga një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 9.0, i cili shkaktoi një aksident serioz në një central bërthamor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re