Skip to content

Pamje të jashtëzakonshme nga Tirana! Marshimi masiv i protestuesve rikthehet në bulevard: Nuk ka kthim pas! Rama ik!

666666666666

Një pamje e jashtëzakonshme po dëshmohet në këto momente në zemër të Tiranës.

Pasi përcollën mesazhin e tyre të prerë përpara “Europe House”, një masë kilometrike dhe e pafundme njerëzish është rikthyer triumfalisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e shndërruar arterien kryesore të vendit në një oqean revolte popullore.

Sipas qytetarëve, kjo protestë përbën një qëndresë që nuk njeh lodhje dhe kthim pas.

Bulevardi është pushtuar nga protestuesit, ku thirrjet në kor dhe vullneti i hekurt po tronditin themelet e qeverisë në këtë ditë të 17-të të kryengritjes paqësore.