Një fshat ‘fantazëm’ është shfaqur sërish pas qëndrimit prej 20 vitesh nën ujë. Fshati Aceredo ndodhet në kufirin mes Portugalisë e Spanjës dhe që prej vitit ’92 ishte zhytur nën ujë si pasojë e ndërtimit të një dige e krijimit të një rezervuari.

Por duket se thatësira e madhe dhe “përdorimi agresiv” i rezervuarit, ka nxjerrë sërish pas 20 vitesh, ndërtesat e fshatit të braktisur.

Shumë turistë të kuriozuar nga këto pamje (shiko fotot më poshtë), kanë shkuar atje për të parë e gjetur fshatin që dikur ishte nën ujë.

“Duket sikur po shoh një film… kam një ndjesi keqardhje. Përshtypja ime është se, kjo  është ajo çfarë do të ndodhë përgjatë viteve, për shkakun e thatësirave e ndryshimeve të klimës”-tregoi për Reuters një pensionist 65 vjeçar, i cili banon pranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re