Në sulmet e ushtrisë dhe të budistëve fanatikë në Arakan që nga 25 gushti e deri më tani janë shkatërruar pjesërisht apo tërësisht 288 fshatra muslimane.Në pamjet e reja satelitore të publikuara shihet se në sulmet e ushtrisë dhe të budistëve fanatikë në Arakan të Mianmarit që nga 25 gushti e deri më tani janë shkatërruar pjesërisht apo tërësisht 288 fshatra muslimane.
Sipas pamjeve satelitore të publikuara nga organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch (HRW), janë shkatërruar pjesërisht apo tërësisht 288 fshatra ku jetojnë muslimanët e Arakanit.
HRW e cila ka analizuar pamjet satelitore të 866 fshatrave në qytetet Maungdaw, Rathidaung dhe Buthidaung, ku në shumicë jetojnë muslimanët e Arakanit dhe të cilat ndodhen nën sulme që nga 25 gushti, zbuluan se shkatërrimin më të madh ka pësuar qyteti Maungdaw.
Duke bërë të ditur se 62 për qind të fshatrave në Maungdaw janë shkatërruar pjesërisht apo tërësisht, HRW njofton se 90 për qind të këtyre shkatërrimeve dhe zjarrvënieve të qëllimshme kanë ndodhur mes të datave 25 gusht – 25 shtator.
Organizata njofton se sipas pamjeve satelitore shihet që fshatrat e muslimanëve të Arakanit janë shkatërruar, kurse ato të budistëve nuk kanë pësuar asnjë dëm.
Zv/drejtori, përgjegjës për Azinë në HRW, Phil Robertson thotë se “Pamjet e fundit satelitore tregojnë se përse për vetëm 4 javë në Bangladesh kanë ikur më shumë se gjysëm million muslimanë të Arakanit. Ushtria e Mianmarit, duke vrarë njerëzit, përdhunuar ata, duke i zhvendosur dhe duke kryer krime kundër njerëzimit, shkatërruan qindra fshatra muslimane”.
Ai tha se pamjet satelitore të shkatërrimit të fshatrave dhe rritja e numrit të atyre të cilët po ikin në Bangladesh tregojnë dy anët e persekutimit të ushtruar ndaj muslimanëve të Arakanit. “Qeveritë e interesit duhet të ushtrojnë presion për t’i dhënë fund shkeljeve kundër muslimanëve të Arakanit si dhe për dorëzimin e ndihmave humanitare për të gjithë njerëzit në nevojë”, tha Robertson.
Spastrimi etnik i muslimanëve të Arakanit
Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.
Gjatë sulmeve të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar më shumë se 200 fshatra.
Rreth 84 për qind e 2 milionë muslimanëve të Arakanit të cilët janë përballur me spastrimet etnike sistematike që nga vitet 1970 në Mianmar, janë strehuar nëpër vendet përreth rajonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re