Një person është gjetur pa shenja jete në breg të detit pranë Petroliferës në Vlorë.

Dyshohet se është mbytur, policia po shkon drejt vendit ku është gjetur trupi i pajetë.

Personi i gjinisë mashkull, është pikasur nga peshkatar të zonës, pranë shkëmbinjve.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa Fax News ka siguruar dhe pamje nga vendi ku u gjet personi i pajetë.

Nuk dihet ende identiteti i personit që është gjetur i vdekur, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re