Një person i gjakosur, në gjendje tepër të rëndë pranë një biçiklete, është gjetur vetëm 15 minuta më parë në aksin rrugor rural ‘Qafa e Koshovicës’, në Kreshpan .

Burime për Faxweb kanë siguruar pamjet e para të personit të lënduar pohojnë se nuk dihet nëse personi i gjakosur ka rënë vetë apo është goditur nga ndonjë automjet, si pasojë e mungesës së ndriçimit në rrugë.

Gjithashtu raportohet nga personat që kanë gjetur fillimisht burrin, se dyshohet se ai ka konsumuar alkool.

I plagosuri është dërguar në spitalin Fier për ndihmë mjekësore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re