Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kaminia, në Greqi. Një 29-vjeçar është goditur brutalisht me shkopinj dhe thika nga disa persona të tjerë.

29-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një 25-vjeçar që ndodhej me të ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka njoftuar se për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar një 17-vjeçar dhe një 24-vjeçar. Po ashtu bëhet me dije, se organizatori i këtij grupi është identifikuar nga policia dhe ndodhet në kërkim.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, në rrugën Agioi Anargyroi në Kaminia. Autorët kanë hyrë në banesën e 29-vjeçarit të cilin më pas e kanë goditur më shkopinj dhe thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Autoritetet e sigurisë dyshojnë se pas kësaj ngjarje fshihen grupeve mafioze pakistaneze të përfshirë në kontrabandën e paligjshme të cigareve dhe të drogës.

https://youtu.be/8w_fImMYOew

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re