Skip to content

Pamje të rënda/ I riu qëllon me gjakftohtësi gruan me plumb në ballë, më pas largohet me biçikletë

sao paolo

 

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin në Sao Paulo të Brazilit. 34-vjeçarja Anna Pola da Silva u vra teksa po ecte në rrugë nga një i ri, i cili po e priste me biçikletë që ajo të shfaqej aty.

Pasi e pa që po vinte, i riu nxorri pistoletën me gjakftohtësi duke qëlluar në drejtim të saj duke e lënë të vdekur në vend.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, megjithatë pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit duke nxjerrë sërish në pah kriminalitetin e lartë në rrugët e Brazilit.