Skip to content

Pamje të rënda/ Momenti kur ekzekutohet biznesmeni Ardian Nikulaj, autori futet në lokal, e përshëndet më pas e qëllon shtatë herë




Panorama TV ka siguruar momentin e atentatit ndaj biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Në video duket momenti kur autori, ende i paidentifikuar futet brenda lokalit. Me një skafandër në kokë, ai fillimisht përshëndet me dore Nikulaj dhe një person tjetër që ndodhej në lokal.

Më pas afrohet dhe i drejton pistoletën biznesmenit, duke e qëlluar 7 herë. Pas ngjarjes së rëndë, autori largohet i qetë.

Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar me motor me targa të huaja, ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Gjadër ku ka humbur dhe gjurmët.

PISTAT E HETIMIT

Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar disa pista për vrasjen e Ardian Nikulaj. Një prej tyre është ajo e të shkuarës së tij, pasi disa vite më parë i kanë vrarë edhe të vëllain.

Një tjetër pistë është ajo e lidhjes me politikën. Në vitin 2021, Nikulaj ka qenë kandidat për deputet, ndërsa në zgjedhjet e 14 majit ai ishte në listën për këshillat bashkiakë.

KAMERAT E SIGURISË

Grupi hetimor ka sekuestruar karmat e sigurisë të biznesit të tij, të cilat kanë filmuar të gjitha lëvizjet e autorit. Mësohet gjithashtu se kohët e fundit Nikulaj lëvizte me makinë të blinduar, por do të jetë grupi hetimor që do të hedhë dritë për detaje të tjera.

“”