Kryeministri Rama po përdor mënyra nga më të ndryshmet për ti përcjelle shqiptarëve mesazhin se me luftën kundër COVID 19 nuk mund të luhet dhe se njerezit duhet patjeter të respektojnë rregullat.

Kreu I qeverise publikoi pamjet e rënda të një paciente 39 vjecare e shtruar në terapi intensive në Londër si pasojë e koronavirusit, pamje të cilët janë dhënë nga mediat britanike.

Rama e shoqëron videon edhe me një ironi të dukshme sidomos ndaj të rinjve të cilët rendin të dalin xhiro në rrugët e Tiranës ndonëse situate është e rëndë.

 

Postimi i Ramës:

 

39 VJEÇ

NË LONDËR

 SHIKOJENI DHE DILNI XHIRO NESËR SE DO JETË KOHË E BUKUR

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re