Një 60 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia njofton se në orën 16:40, nje 62 vjeçar, ka përplasur me mjetin e tij tip Ford një shtetas rreth 60 vjeç të paidentifikuar akoma.
Sipas burimeve behet fjale per shoferin e identifikuar si Andrea Aliko 62 vjec nga Lushnja. Fax News ka siguruar foto te renda nga vendi i ngjarjes ku shihe autori i shtrire pertoke pas aksidentit fatal.
Njoftimi:
Durrës/ Informacion paraprak.
Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
