Një sherr brenda një lokali në Lezhë ka përfunduar me dy të plagosur këtë të hënë.

Siç njofton Policia, rreth orës 12:30, dy persona (kushërinj me njëri-tjetrin) janë konfliktuar për motive të dobëta me dy persona të tjerë (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gjergj dhe Nikolin Marku., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit.

Ata pretendojnë se Gëzim Ndoka dhe Kevin Ndoka kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve Ndoka, si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Më poshtë fotot e të dëmtuarve dhe vendi ku ka ndodhur sherri.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re