Skip to content

Pamje të rënda/ Po qendronte në trotuar në pritje për të kaluar rrugën, si e përplasi makina që drejtohej nga një grua kalimtarin te ”5 Maji”, tmerrohen qytetarët

Kanë dalë pamjet e aksidentit të frikshëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur i plagosur një kalimtar, i cili po qendronte në trotuar, në pritje të çeljes së dritës jeshile të semaforit për të kaluar rrugën.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, një prej mjeteve të përfshira në aksident, që drejtohej nga një grua, përplas shtetasin me inicialet F.A,. i cili qëndronte në anë të trotuarit, në pritje për të kaluar rrugën tek vijat e bardha.

Nga goditja e fortë mjeti ka marrë para kalimtarin, duke e rrëzuar përtokë pa ndenja, ndërsa kalimtarët e tmerruar i janë afruar për ta ndihmuar. Policia deklaroi se personi i plagosur është transportuar për në spital, ndërkohë që nuk dihet se si është gjendja e tij.

/faxweb