Protestuesi që u përplas në mënyrë të dhunshme me policinë në protestën për vrasjen e 25-vjeçariit Klodian Rasha ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Pasi u rrah me shkopa gome dhe u shoqërua në komisariat teksa i rridhte gjaku, efektivët janë detyruar ta çojnë në spital të riun e identifikuar si Mario Boja.

Vëllai i tij ka folur për JOQ duke thënë se ka 6 qepje në kokë dhe veshin e çarë si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia në protestë. Kujtojmë se në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se dy protestues dhe pesë punonjës të policisë kanë përfunduar të lënduar në spitalin e Traumës pas protestës në ditën e sotme. (A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re