Një video e bërë nga një gazetar i Huffington Post-it gjatë sulmit të mbështetësve të Trump-it në Kapitol (ndërtesa e Kongresin Amerikan), dëshmon më së miri për natyrën e konfliktit që tronditi një pjesë të mirë të botës.

Videoja tregon një ballafaqim midis një oficeri policie afriko-amerikan dhe një grupi protestuesish kryesisht të bardhë, të cilët hynë në ndërtesën e Kongresit atë ditë, 6 janar 2021, në një përpjekje për të sfiduar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale ku Trump doli i mundur nga Biden, shkruan Washington Post.

Video shpejt është bërë virale, pas së cilës oficeri me ngjyrë u shpall hero, pikërisht nga fakti se për 85 sekonda u rezistoi sulmuesve që i afroheshin vazhdimisht, e kjo pa përdorimin e dhunës ose forcës vdekjeprurëse.

Gjatë kësaj përballjeje të tensonuar me risk për jetën, polici u tërhoq dy herë në shkallë, por ekspertët thonë se ai nuk u tërhoq në të vërtetë, por që tërhoqi turmën e tërbuar nga salla ku Senati zakonisht ulet, në atë çast e mbushur me senatorë të mbrojtur nga policë të armatosur, përfshirë një me armë gjysmë automatike.

Departamenti i Policisë së Kapitolit nuk zbuloi identitetin e oficerit, por tre nga miqtë e tij i thanë Washington Post se ishte Eugene Goodman nga shteti i Maryland-it.

Here’s the scary moment when protesters initially got into the building from the first floor and made their way outside Senate chamber. pic.twitter.com/CfVIBsgywK

— Igor Bobic (@igorbobic) January 6, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re