Këto pamje të trishta vijnë nga qyteti i Beratit. Dhjetëra qytetarë presin në radhë në një furrë buke, për bukë të ftohta.

Çmimet e bukës dhe të miellit prej ditësh janë shtrenjtuar në Shqipëri, kjo për shkak se kompanitë që operojnë në vendin tonë, në bashkëpunim me njëra-tjetrën vendosën që të rrisin çmimin e miellit.

Si pasojë, të këtyre çmimeve të rritura vijnë dhe këto pamje nga Berati, ku qytetarët presin në radhë, në shi, për të blerë me gjysëm çmimi “bukë të ftohtë”, ose buka dy ditëshe që mbetet pa shitur në furra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re