>

Vërtetë të trishta janë këto pamje që përcjell Fax Neës ka Fieri, ku nëna e vogëlushit të vrarë në mënyrë makabre nga Klodian Çalamani i lutet policëve ta lejojnë të shkojë te vendi ku u gropos një ditë më parë djali i saj.

“Të lutem, jam nënë. A ke fëmijë ti?” dëgjohet ndër të tjera t’i thotë nëna e 8-vjeçarit p[olicëve që kanë rrethuar portën e Klodian Çalamanit.

Një nga policët i thotë: “Me dhimbjen tuaj jemi dhe ne, por nuk të lejojmë dot se prishen provat e krimit”. Gjithsesi nëna në gjendje të rënduar nga dhimbja e madhe për vogëlushin e saj e çau gardhin rrethues dhe shkoi në vendin ku u gropos djali i saj një ditë më parë, e më pas doli vetë.

Pamjet janë vërtetë të trishta, ashtu siç është e gjithë historia e vogëlushit Mateo, i cili një ditë më parë u qëllua në mënyrë makabre nga Klodian Çalamani, 38-vjeçari i pamëshirshëm, i cili e kishte të përsëritur dhunën me fëmijët.

Ditën e sotme Prokuroria kërkoi arrest me burg për Çalamanin , mirëpo dhimbja që ka lënë në popullin shqiptar është tepër e madhe dhe vështirë të kalojë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=cySYbCzq7rM

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re