Skip to content

Pamje të trishta / Zjarri shkrumbon masivin pyjor te Syri i Kaltër në Delvinë, evakuohen 500 turistë (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm po përhapet pranë monumentit natyror Syri i Kaltër, duke rrezikuar seriozisht këtë perlë unike të Shqipërisë.

Mbi 500 turistë janë evakuuar nga zona, ndërsa vetëm makinat e parkuara kanë qenë mbi 100. Në terren po luftojnë vetëm zjarrfikësit e MZSH Finiq dhe pa ndërhyrje nga ajri, shpëtimi i zonës mbetet thuajse i pamundur.

Syri i Kaltër, një nga destinacionet më të vizituara të vendit, është nën kërcënimin e flakëve dhe autoritetet kanë ngritur alarmin për ndërhyrje urgjente.

Situatë kritike mbetet në Finiq, në hyrje të Sarandës si dhe në fshatin bregdetar të Lukovës.