Home SOCIALE Pamje: tërmeti në veriun e Greqisë, i shkuan drithmat dhe Shqipërisë

Pamje: tërmeti në veriun e Greqisë, i shkuan drithmat dhe Shqipërisë

0
Pamje: tërmeti në veriun e Greqisë, i shkuan drithmat dhe Shqipërisë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një termet i fuqishëm 5.3 i shkallës Rihter sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës u regjistrua në Follorinë në orën 21.43 minuta të mbrëmjes së të dielës, lëkundje të së cilit u ndjenë fort dhe në jug të territorit shqiptar, por më së shumti në juglindje.

Tërmeti ka pasur epiqendër 3 km ne perëndim të Follorinës në një thellësi 14.3 km.Ai është ndjerë në shumë zona të Greqisë se Veriut, në krahinën e Maqedonisë Perendimore, Qendrore deri në Selanik, por edhe me tej në jug deri në qytetet e Trikallas dhe Larisës.

Tërmetin e fuqishëm e kanë pasuar brenda dhjetë minutave të paktën 5 lëkundje të tjera nga 2.9 deri në 4.1 shkalla Rihter.

Shumë banorë të Follorines dolën të frikësuar në rrugë. Dëme materiale ka por në njerëz jo.

“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime”, tha Gerasimos Houliaras, drejtori i hulumtimeve sizmike te Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës. /tesheshi.com/

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë