Celine Dion hapi derën e saj për ekipin e Amazon Prime TV për të dokumentuar përvojën e saj të dhimbshme të betejës me sindromën e “Njeriut të Vështirë”, një sëmundje neurologjike autoimune.

Në një fragment të ri të dokumentarit “I Am: Celine Dion” u shfaq një video e këngëtares së njohur duke qarë nga dhimbja dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, duke duruar një krizë torturuese dhjetë minutëshe.

Këngëtarja duket se po shembet teksa mjekët përpiqen dëshpërimisht të lehtësojnë spazmat e saj të dhimbshme të muskujve. Në të njëjtën kohë, me lejen e saj, një ekip televiziv filmon sa më sipër.

Siç tregon video, asaj i jepet një spraj me ilaçe për hundë, i cili përdoret zakonisht për të trajtuar efektet e krizave të shumta te njerëzit me këtë çrregullim neurologjik.

Pamjet tronditëse janë përhapur në mbarë botën në media dhe rrjete sociale me njerëzit të tronditur nga ajo që po shohin, duke shprehur keqardhje për 56-vjeçaren.

Celine Dion, një artiste me identitet franko-kanadez, pati kulmet e saj në vitet ’90-‘2000. E veçantë për vokalin dhe kualitetin e lartë intepretativ, ajo ishte njëherësh serioze në skenë, pa shfaqje kontraverse, pasi të tillë e kishte dhe jetën private passkenike.

Por vitet e fundit ajo po vuan një sëmundje të tmerrshme, siç e tregojnë dhe pamjet. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re