Në taktikën e “luajtjes” me mediat, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes platformës Truth Social që themeloi pas shkarkimit nga Twitter, bëri të ditur se po përgatitet për një njoftim të madh sot, të enjten.

Në fakt, gjatë pak sekondave të videos, Trump pasi shqiptoi vargun “Amerika ka nevojë për një superhero”, më pas shfaqet si një superhero me një kostum ku dominon shkronja “T” dhe nga i cili i dalin lazerët nga sytë.

Për prejardhjen e tij, “superheroi” Trump ka zgjedhur një nga kullat që mbajnë emrin e tij.

Shikoni videon:

Siç kujtojnë mediat amerikane, kjo nuk është hera e parë që Trump, i cili këtë herë po tenton të imitojë Supermenin, huazon nga kinemaja apo televizioni për të promovuar pozicionet e tij.

Ai bëri të njëjtën gjë në nëntor 2018 kur njoftoi sanksionet kundër Iranit duke postuar në Twitter një meme të frymëzuar nga “Game of Thrones”.

Disa muaj më vonë, në prill 2019, ai postoi gjithashtu në Twitter, një video nga një fans i imazheve nga filmi i vitit 2012 – “The Dark Knight Rises”.

Për momentin, nuk dihet gjithashtu se çfarë njoftimi të madh do të premtojë Trump, i cili më 15 nëntor njoftoi se do të jetë sërish kandidat për nominimin e republikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

Teoritë e para flasin ose për kthimin e Trump në Twitter pas rivendosjes së llogarisë së tij më 19 nëntor, ose shpalljen e kandidatit të tij për zëvendëspresident, ose përpjekjen e tij për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, një zyrë që nuk kërkon që dikush të jetë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve. Disa nuk e përjashtojnë, së fundi, që të mos bëhet fjalë për diçka të rëndësishme, por për një përpjekje tjetër për të kthyer vëmendjen tek ai.