Momenti kur një kabinë plot me pasagjerë avioni bërtiste ndërsa fluturimi i tyre ra “nga qielli” gjatë turbulencave u filmua dhe u shpërnda në TikTok.

Kushdo që ka fluturuar e di se udhëtimi ndonjëherë mund të jetë mjaft i ndërlikuar nëse moti është i rënduar dhe ka turbulenca.

Dhe ka raste kur moti është shumë i rënduar dhe aeroplanët mund të bien në lartësi, megjithëse turbulencat që mund të rrëzojnë një avion janë tepër të rralla.

Një TikToker i ndodhur në një fluturim të Spirit Airlines përjetoi rastin e një turbulence nga e cila pasagjerët shpërthyen në ulërima.

Videoja tregoi se kalvari i tyre i tmerrshëm fatmirësisht ishte i shkurtër.

Për fat të mirë, aeroplanët janë krijuar për t’u mbijetuar fenomeneve të tilla dhe pilotët janë të trajnuar për të përballuar një eventualitet të tillë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re