Prej mëse 3 javësh tashmë, banorët e ishullit spanjoll në La Palma nuk gjejnë qetësi për shkak të shpërthimit të vullkanit. Media lokale e spanjolle ka njoftuar për shpërthime të reja të llavës, ndërsa zhurma e krijuar oshëtin në të gjithë ishullin. (Shiko videon më poshtë)

Brenda 2 ditëve të fundit, autoritetet njoftuan se ishulli është prekur nga afro 214 lëkundje tërmetesh, më i forti duke qenë i magnitudës 3.9 Rihter.

Mbi 6 mijë banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa afro 1 mijë ndërtesa janë shkatërruar nga vullkani. Për të parë video me dron nga vullkani, klikoni KETU

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re