Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Levan – Vlorë , ku janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi”. Ngjarja u regjistrua 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor e cila normalizoi lëvizjen e automjeteve qe krijuan radhë të gjata.
Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur lehtë dy persona nga automjeti tip “Benz”.
Dy te lënduarit janë dërguar me autoambulance në spitalin rajonal Fier dhe janë jashtë rrezikut per jetën.
