Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i frikshëm mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një autobus i linjë së “Unazës” ra në lumin Lana.

 

Aksidenti ka ndodhur në Unazë pranë kinema “Agimit”, ku një prej autobusëve të kompanisë “Go Green” ka goditur një makinë “Benz” duke e marrë para, dhe ka përfunduar në Lanë.

 

Si pasojë e aksidenti kanë mbetur 6 persona të plagosur, dy persona brenda benzit dhe 4 pasagjerë të autobusit. Autobusi i Unazës ka kaluar në anën tjetër të Lanës ndërsa nën të ndodhet një makinë benz e kthyer përmbys.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re