Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan , pranë vendit të quajtur “ Qafa e Koshovicës” .

Dy automjete tip” Volswagen” dhe tip “ Opel” janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “ Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko