Skip to content

(PAMJET) Aksidentohen dy makina, njëra del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike! Raportohet për dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan , pranë vendit të quajtur “ Qafa e Koshovicës” .

Dy automjete tip” Volswagen” dhe tip “ Opel” janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “ Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

“”