Skip to content

Pamjet brenda një xhamie që thyejnë zemrat

donja jablanica dzamija aa oktobar2024 3

Skenat nga brenda xhamisë në Donja Jabllanicë konfirmojnë qartë fatkeqësinë që goditi këtë vend në Bosnje dhe Hercegovinë në fillim të muajit, ku humbën jetën 19 persona, raporton Anadolu.

donja jablanica dzamija aa oktobar2024 8

Imami i atyshëm, Semir ef. Jahiç, i cili natën e fatkeqësisë, më 4 tetor, 23 ditë më vonë, arriti të shpëtojë veten në momentet e fundit bashkë me familjen, arriti të depërtojë në ambientet e brendshme të xhamisë dhe të regjistrojë foto mjaft tronditëse.

donja jablanica dzamija aa oktobar2024 5

Pjesa e poshtme e xhamisë, ku ndodhet zona e faljes, është ende nën shtresa balte në një lartësi prej rreth dy metrash.

Në fotot e marra nga pjesa e sipërme e mahfilit (ballkonit) të xhamisë, ku falen femrat, në pjesën e poshtme të xhamisë shihen depozitime balte dhe mbeturina. Brendësia e përgjithshme e xhamisë është krejtësisht e panjohshme, muret janë të dëmtuara, minberi dhe llambadari i xhamisë janë shembur.

 “Edhe 23 ditë pas fatkeqësisë që ndodhi në Jabllanicë, pllaja përreth xhamisë, e cila është simbol i kësaj fatkeqësie, është zhytur në baltë”, ka shkruar Jahiç në profilin e tij.

donja jablanica dzamija aa oktobar2024 2

Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Bosnjën dhe Hercegovinën dhjetë ditë më parë, të paktën 26 persona humbën jetën në zonën e Jabllanicës 19, katër në Konjic dhe tre në Fojnicë.