Reshje intensive shiu kanë goditur pjesën jugore të Gjermanisë, ndërsa breshëri në disa zona ka arritur të ngrihet në nivel prej gjysëm metri. Në Bavari (fshati Weiler) veçanërisht, ka rënë aq shumë breshër, saqë rrugët janë mbuluar nga një shtesë akulli. Peisazhi atje më shumë i ngjan një dite dimri sesa fillimit të stinës së verës.

Përmbytje pati edhe në zonën e Allgäu, ndërsa ekipeve të emergjencave civile iu desh të ndihmonin dhjetëra familje, shtëpitë e të cilëve u përmbytën nga reshjet.

Fatmirësisht jetë të humbura nuk ka patur, siç ndodhi thuajse një vit më parë, kur në Gjermaninë Perëndimore, përmbytjet masive i morën jetën dhjetëra personave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re