Një shtëpi dy katëshe u përfshi nga flakët, ndërsa oficerët e policisë që shkuan në vendin e ngjarjes mundën të shpëtojnë një grup me fëmijë dhe një vajzë të re në moshë.

Policia ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që mbajnë në trup oficerët, ndërsa media amerikane ka përcjellë lajmin. Banesa dy katëshe ishte përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Disa oficerë shkojnë atje dhe nisin të presin në ajër një grup fëmijësh (5 të mitur dhe një adulte) të mbetur në katin e dytë.

“Hidhuni tani, ju kapim ne.”-dëgjohën oficerët t’i thonë fëmijëve, ndërsa këta të fundit bërtasin nga frika e tmerri i përjetuar prej flakëve.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re