Skip to content

Pamjet dramatike, momenti kur punonjësja e aeroportit i shpëton jetën një foshnje

Një punonjëse e aeroportit në New Jersey ka ndërhyrë në kohë për t’i shpëtuar jetën një foshnje e cila nuk po merrte dot frymë.

Pamjet nga kamerat e sigurisë janë transmetuar në median amerikane, teksa nëna e foshnjes e tronditur kërkon ndihmë. Punëtorja e quajtur Sesilja Morales, merr foshnjen dhe kryen manovrën Hajmlik (Heimlich), një lëvizje për të ndihmuar njeriun që mbytet, të marrë frymë.

Punëtorja sapo kishte nisur punën në aeroport dhe është përshëndetur nga kolegët për reagimin e saj të shpejtë në shpëtimin e foshnjes.