Katër përsona, përfshi dhe një turist të huaj, ndërruan jetë si pasojë e motit ekstreme në qytetin më të madh të Turqisë, Stambollit.
Stuhitë e fuqishme të erës kapën shpejtësi prej afro 130 mk/h sipas Drejtorisë së Meteorologjisë në Turqi. Nga stuhitë e erës dhe reshjet u prekën dhe zonat perëndimore të vendit, përfshi dhe qyteti i Izmirit.
Era ka qenë aq e fortë saqë ka mundur të rrëzojë apo marrë me vete copa e pjesë të godinave, përfshi këtu çati, mure e të tjera sende të vendosura nëpër rrugët e qytetit. Madje në videot e publikuara (shiko më poshtë) disa objekte të mëdha janë rrëzuar pikërisht prej furisë së stuhisë së erës.
Fierce storm causes damages in northwestern Turkey #Lodos #Fırtına pic.twitter.com/OCy2F9QuxY
— de Jonge Turken (@deJongeTurken) November 29, 2021
Haramidere #Fırtına pic.twitter.com/93vFIuKoVX
— Mesut Allan (@MesutAllan1) November 29, 2021