Është një sport që varet nga puna në ekip dhe premtimi për spektakël… por rrallë ka ndodhur ajo që ndodhi kësaj here. Notarja artistike Anita Alvarez humbi ndjenjat teksa performonte numrin e saj në pishinë, gjatë kampionatit botëror. Një moment me të vërtetë dramatik, pasi as rojet e sigurisë nuk e kuptuan se çfarë ndodhi e nuk reaguan në kohë.

Fatmirësisht, intuita e trajneres së Anitës, i shpëtoi jetën notares. Trajnerja Andrea Fuentes, e kuptoi menjëherë se diçka nuk po shkonte mirë dhe u hodh në ujë.

Photograph: Oli Scarff/AFP/Getty Images

Anita Alvares ishte zhytur në fundin e pishinës, në momentin kur trajnerja e arrin notaren, ashtu siç tregon kjo pamje e kapur nga kamerat.

Photograph: Oli Scarff/AFP/Getty Images

Notarja u dërgua menjëherë në spital, e falë ndërhyrjes heroike të trajneres, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Trajnerja Andrea Fuentes, tregoi për një media spanjolle: Isha shumë e frikësuar sepse Anita s’po merrte frymë. Tani ajo është mirë, kishte veçse pak ujë në mushkëri. Ishte frikë e madhe. Nisa të thërras rojet që të hidheshin në ujë, por ata nuk e dëgjuan se çfarë po u thoja. Shkova me aq shpejtësi sa munda, sikur të isha në finalen e garave olimpike”.

hotograph: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images

Trajnerja spanjolle Fuentes, dikur ka qenë vetë notare artistike, me 4 medalje olimpike, 16 medalje botërore e 11 europiane. Tashmë ajo drejton skuadrën kombëtare të SHBA-ve.

Burimi: The Guardian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re