Kjo është vila 4 katëshe e vendosur në zonën e Kënetës në lagjen 18 në Durrës e cila është shkatërruar plotësisht pak minuta më parë duke zënë brenda disa anëtarë të një familje.

Ju sjellim më poshtë raportimin që beri live për News 24 gazetarja Klodiana Lala e cila dha detaje për familjen që kishte mbetur nën rrënoja dhe nënvizoi se FNSH nuk mundnin të ndërhynin dot për të shpëtuar njerëzit e mbetur poshtë godinës së shembur.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=TjSA2nulJgs]
“Sipas burimeve policore, në këtë vilë banonin 8 pjesëtarë të një familje me origjinë nga Dibra. Pas tërmetit të fortë të mëngjesit vetëm një nga pjesëtarët e kësaj familje u konfirmua zyrtarisht që i kishte mbijetuar shkatërrimit.

Nga 8 pjesëtarë është konfirmuar që është nxjerrë nga policia dhe është dërguar për ndihmë mjekësore ndërkohë për 7 të tjerët forcat zjarrfikëse dhe të FNSH e kanë të pamundur ndërhyrjen se nga pasgoditjet ka pasur shembje të vazhdueshme duke pamundësuar ndërhyrjen e shpëtimit.

Është shqetësuese thanë punonjësit e policisë për faktin se asnjë nga pjesëtarët 4 kësaj familje s’kishte kërkesa për ndihmë”.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=T_BO3WknpTg]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re