Skip to content

Pamjet e dhunës ndaj të rinjve në protestë, pezullohen nga detyra dy efektivët e Komisariatit Nr.3

WhatsApp Image 2026 10 16 at 16.12.01

Pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove ku shfaqen dy punonjës policie duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, ka reaguar zyrtarisht Policia e Shtetit.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skënder Hita, është vendosur pezullimi nga detyra për dy efektivët e përfshirë:

Inspektor E. P., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Më tej, Hita ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale të nisë hetimin disiplinor ndaj tyre.