Disa pamje dramatike janë filmuar ditën e djeshme në Luiziana, atje ku një tornado i fuqishëm ka marrë përpara çdo gjë që ka hasur në rrugën e tij.

Një qytetar i cili po udhëtonte atje pranë me makinë, ka mundur të filmojë momentin kur tornado e fuqishme ngre në ajër një motor qindra kg, sikur të ishte një copë letre.

Tornado ka hedhur në tokë dhjetëra shtylla të energjisë elektrike, shpërthimi i të cilave ka sjellë dhe ‘ngjyrimin’ e tornados në bojëqielli për disa sekonda në disa raste. Në shumë zona të vendit atje (SHBA-Teksas) mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Shikojini këto pamje të përcjella në media dhe në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re