Në vjeshtën e vitit 2018, në një shpellë 7 metra nëntokë në arktikun siberian, një banor i zonës bëri zbulimin.

Njoftoi degën e akademisë së shkencave ruse në Yakutsk. Shkencëtarët gjetën një prej kafshëve më të mirë prezervuara nga akulli, një këlysh luani 28 mijë vjeçar. Lëkura, dhëmbët, e madje edhe mustaqet ishin ruajtur nga akulli.

Afro 15 metra më tutje u gjet një tjetër këlysh luani (Boris). Fillimisht shkencëtarët menduan se të dy ishin këlyshë të të njëjtës luaneshë, por rezultatet treguan tjetër gjë. Këlyshët kanë një diferencë prej afro 15 mijë vitesh.

Sipas datimit me karbon rezulton se Boris është 43.448 vjeçar, ndërsa Sparta (këlyshi në foto) është 28 mijë vjeçare.

Këto këlyshë janë të një specie luanësh të zhdukur tashmë prej të paktën 14 mijë vitesh (Luanët e shpellave).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re