Zyrtarët e Ukrainës kanë konfirmuar tashmë se trupat ruse të ardhura nga fronti verior, kanë hyrë në rrethinat e Kievit në tentativë për pushtuar kryeqytetin.

Lajmin e ka përcjellë këtë të premte në mëngjes Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, e cila vuri në dukje se trupat ruse në veri janë tashmë në Obolon, 9 kilometra larg kryeqytetit.

Ministria e Mbrojtjes u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë e të luftojnë pushtuesin me të gjitha mjetet, përfshi dhe bërjen e bombave molotov.

Shumë video janë përcjellë në rrjetet sociale, ku duken forca ruse që kalojnë në Obolon.

Përgjatë natës Kievi është sulmuar dhe nga forca ajrore, ndërsa qindra mijëra njerëz janë fshehur nëpër stacionet e metrove.

Mbrëmjen e të enjtes Ukraina lëshoi kërkesën për të pamundësuar largimin e burrave nga mosha 18 deri në 60 vjeç jashtë vendit dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen luftës. Por duket se këtë të premte, kërkesa i është drejtuar të gjithë qytetarëve, pa përjashtim apo të çfarëdo lloj moshe.

Deklarata iu atribua Komandatit të Trupave të Ukrainës Yuri Galushkon, ku thuhej:

“Sot, Ukraina ka nevojë për gjithkënd. Të gjitha procedurat për tu bashkuar (në ushtri) janë thjeshtuar. Sillni vetëm pasaportën. Nuk ka kufizime në moshë”



Post Views:
2

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re