Ndonjëherë një vendim mund të na nxjerrë në dritë ose errësirë. Ky është rasti i një vendimi të guximshëm, që i shpëtoi jetën një vogëlushi që kishte rënë në një pus.

Njeriu që e shpëtoi, ishte po ashtu një fëmijë vetë, i cili doli vullnetar dhe mori përsipër që ta nxjerrë nga pusi. Ekipet e shpëtimit kishin gërmuar pranë pusit por nuk mund të arrinin tek fëmija pasi ai kishte rënë në një tub metalik shumë të ngushtë për të hyrë një burrë apo grua. Në vendin e ngjarjes del vullnetar një 14 vjeçar, i cili futet brenda në tub, i lidhur nga këmbët.

Të gjithë gëzohen e shpërthejnë në lot kur adoleshenti mundet të nxjerrë nga pusi fëmijën e vogël, ndërsa babai i këtij të fundit e përqafon dhe e puth të birin mes të qarave.

Video dhe ngjarja i përket disa viteve më parë, por është bërë virale nëpër rrjetet sociale, si një shembull që tregon humanizmin, një vlerë e pakohë dhe e nevojshme kurdo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re