Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në një kryqëzim të ngarkuar me makina tregojnë momente dramatike… por njëkohësisht dhe se çfarë do të thotë qytetari e humanizëm.

Një gruaje i ra të fikët në timon, teksa po priste në semafor për të kaluar një kryqëzim rrugësh. Me gruan pa ndjenja që ishte përplasur në timon, makina e saj nis të ecë drejt kryqëzimit. Një tjetër grua që ndodhej në një makinë pranë, e pikasi momentin dhe menjëherë doli nga automjeti për t’u munduar të ndalojë makinën e kësisoj të evitojë ndonjë aksident serioz.

Në pamundësi për të zgjuar shoferen në makinë, gruaja nis të bërtasë e të ngrejë duart dhe të tjerë qytetarë dalin nga makina për t’u munduar të ndalojnë automjetin. Pasi ndalojnë makinën, qytetarët telefonojnë ambulancën e cila merr gruan drejt spitalit.

Një prej oficerëve të zonës atje u shpreh për median amerikane se ishte një skenë e rrezikshme por njëkohësisht dhe një akt i bukur i njerëzve që u bënë bashkë për të ndihmuar një njeri në nevojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re