Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim për të zbuluar se përse qindra zogj ranë nga qielli si ‘pika shiu’, jashtë ambienteve të një spitali në Ferrol, një qytet në veri-perëndim të shtetit iberik.

Media e huaj njoftoi se zogjtë ishin të llojit gargull (Starling). Në zonën ku zogjtë ranë si ‘pika shiu’ kishte një sërë kalimtarësh, ndërsa njëri prej tyre tregoi

“Zogjtë dolën nga pemët në zonën pranë emergjencës së spitalit, fluturuan disa metra në ajër e më tutje u rrëzuan në tokë”

Disa prej zogjve janë marrë për të kryer analizat me shpresën se do të gjendet arsyeja se përse një ndodhi kaq e pazakontë ndodhi.

Ky lloj i zogut njihet se fluturon në grupe të mëdha të sinkronizuara. Deri më tani ende mbetet mister se çfarë e ka shkaktuar ngordhjen e kaq shumë zogjve.

Një ngjarje e tillë misterioze ndodhi në fillim të vitit, po në Spanjë (Tarragona), ku qindra zogj ranë në tokë. Autoritetet argumentuan se ndodhia erdhi pasi zogjtë kishin fluturuar pranë oxhakut të një uzine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re