Skip to content

Pamjet e një ngjarje të pazakontë! Tonelata me peshk të ngordhur prej motit ekstrem

Afro 370 mijë peshq që i përkisnin 12 specieve të peshkut, janë gjetur të ngordhura në lagunën e Drepano-s në Igumenicë (Greqi).

Media greke ka përcjellë lajmin e pazakontë si dhe videot, të publikuara në rrjetet sociale, ku shihet sesi përgjatë bregut të lagunës, gjen me qindra peshq të ngordhur.

Peshqit kanë ngordhur për shkak të të ftohtit që ka përfshirë rajonin e Mesdheut, pasi temperatura në ujë i është afruar zero-s. Pamjet e përcjella janë me të vërtetë të habitshme, ndërsa qytetari që i ka filmuar, thotë në video

“Sot (dje) më 25 janar 2022. Ndodhemi në Igumenicë, uji këtu ka shkuar në zero gradë dhe ka ndodhur një katastrofë. Është mbushur uji me peshq të ngordhur. Gjen shumë peshq të ngordhur, si në breg edhe brenda në ujë, mund të shihen peshq të ngordhur. Shumë dëm i madh ekologjik. Kësaj here temperatura e ujit ra shumë. Vitet e fundit nuk kishte ndodhur të binte më poshtë se 5 gradë celcius. Temperatura ra në mëngjes. Shikoni të gjithë bregun, është plot me peshq të ngordhur.”