Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në rrugën Elbasan- Librazhd, ku një makinë me 6 persona ka rënë nga lartësia e drejt e në lumin Shkumbin.

Automjeti fuoristradë i llojit Mercedes Benz “ML” është përplasur me një tjetër veturë të tipit ‘Opel’ në rrugë e pas humbjes së kontrollit ka rënë në Shkumbin.

Deri më tani raportohet për të paktën dy viktima dhe një person i cili dyshohet të ketë humbur jetën. 3 të tjerë janë të plagosur, mes të cilëve ka dhe fëmijë. Dy viktimat e konfirmuara janë një çift bashkëshortësh.

Autoritetet, zjarrfikësit e qytetarët që kanë ndaluar, kanë ndihmuar në transportimin e të lënduarve, pasi ngjitja e barrelave ka qenë e vështirë për shkak të lartësisë e pjerrtësisë prej nga ku ka rënë fuoristrada.

Është dashur dhe ndërhyrja e një fadrome, për të bërë të mundur kthimin e makinës që në lumë ka rënë përmbys.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re