Nga Ylli Pata

Pamjet e publikuara sot mbi procesin e “referendumit” për të shkarkuar Lulzim Bashën në një degë të Tiranës, konfirmuan realisht atë që u pa që në fillim nga lëvizja “Berisha”.

Që ai në asnjë hap të manovrës së tij për të rimarrë PD-në nuk gjeti një mikpritje të bazës së demokratëve, por vetëm një mobilizim të fanatikëve të tij dhe bashkimit të të pakënaqurve me Lulzim Bashën.

Kjo bazë mbështetjeje është një indicje për të nisur një proces apo betejë, por që të zhvillohet, duhet bërë brenda rregullave.

Kauza e Sali Berishës, që të rebelojë PD-në kundër Lulzim Bashës pasi e përjashtoi atë nga grupi parlamentar, u “lye me varakun” e statutit e të legjitimitetit, porn ë asnjë hap të saj Sali Berisha nuk i thirri legjitimitetit organik e statutory në PD.

Foltoret i organizoi nga lart, duke mos bërë asnjëherë një dialog me degët e strukturat e PD-së.

Që në fillim u pa se Sali Berisha, ka një grup të caktuar njerëzish, disa struktura, ca deputetë, por nuk arriti të bëjë për vete, pra t’i kundërvinte Bashës realisht shumicën e Partisë Demokratike.

Shembulli i parë kuptimplotë ishte procesi i mbledhjes së firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së. Siç u dëshmua edhe nga emisioni Fiks Fare, por edhe nga dëshmi të ndryshme njerëzish, ose u morën firma personash që nuk kishin lidhje me Këshillin Kombëtar apo PD-në, apo u firmos për njerëz që nuk kishin dijeni për nënshkrimin e tyre, që më pas e përgënjeshtruan.

Pra ky proces, sado që u tha edhe me zhurmë nëpër emisione televizive që nuk është perfekt por kanë nënshkruar shumica e anëtarëve të Kuvendit, ai u ndot që në fillim të tij.

Për të ardhur tek mbledhja e “Kuvendit” të Berishës më 11 dhjetor në “Arena Kombëtare”, ku u ndalua që mediat të bënin një qëmtim të hollësishëm të emrave të pjesëmarrësve.

PD zyrtare, me zërin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, një ditë përpara se të mblidhej Kuvendi i Berishës, bëri të ditur se kishin siguruar nënshkrimet për të mbledhur Kuvendin e PD-së më 18 dhjetor. i përmendi emër për emër, të cilët mund t’I verifikonte çdo kush, e kush ishte sjellë aty, në atë listë në mënyrë të parregullt apo abusive, mund ta kundërshtonte. Nuk e bëri kush. Nga ana tjetër kishim një proces në kaos e me një mungesë totale transparence.

Porpos këtij procesi jo transparent që arriti kulmin në mitingun e Air Albania, u vendos që të zhvillohej “referendumi” për të shkarkuar Lulzim Bashën më 18 dhjetor, pikërisht sepse PD-ja vendosi të mblidhte Kuvendin Kombëtar në atë datë.

Pra qëllimi ishte të poshtërojë apo të rrëzojë Kuvendin që thirri Lulzim Basha. i cili, një javë më pas, jo vetëm u zhvillua, por u mbajt në formë dhe përmbajtje duke u përballur fort me atë të Berishës. Me transparencën e emrave që merrnin pjesë dhe me përmbajtjen e fjalimeve, që në fakt përbënin aktin më të rëndësishëm politik brenda opozitës shqiptare-refuzimin e berishizmit politik.

Në këtë ditë pra, më 18 dhjetor, Lulzim Basha ja arriti të mundte Sali Berishën politikisht pasi u përball në përmbajtje dhe ide, e jo thjesht në kundërshtime apo anatemime.

Në podiumin e Kuvendit të PD-së dolën me radhë që nga Lulzim Basha, drejtues e jo drejtues të partisë që për herë të arë në 30 vjet refuzuan politikën e Sali Berishës, shpallën distancimin prej tij. E kjo nuk ishte pak, për si për ta mundur këtë jehonë, njerëzit e Berishës dilnin në media për të dhënë shifra sikur “lumi i demokratëve” ishte dyndur të rrëzonte Lulzim Bashës në “referendum”.

Pamjet që u shpërndanë sot në televizione dhanë atë që u tha në disa pjesë të opinionit publik, që ai “referendum” nuk ishte gjë tjetër veçse teatër politik me skenar, regji e skenografi të Sali Berishës dhe njerëzve të tij.

Sa për analogji: Fatos Nano, lëvizjen e tij të katharsit e nisi në Pezë, normalisht në lokalin e fshatit, por që simbolika kishte shumë për PS-ë. Pas atij takimi, Nano vazhdoi e vazhdoi derisa e detyroi rivalin e vet të largohet. Edhe pse ishte kryetar i PS-së e mund ta largonte Ilir Metën në 2001-shin, nuk e bëri, pasi donte ta mundte. Në fund të fundit, beteja këtë ka si epilog: o fitoren me pikë o me knock dawun…

TemA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re